AKTUALITET, 27 Janar 2019, 18:06

Protesta tek Unaza e Re/ Balliu: Rama kërkon luftë civile, ta largojmë sa më parë

Protesta tek Unaza e Re/ Balliu: Rama kërkon luftë civile, ta

Banorët e “Astirit” kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën kundër shembjes së bizneseve dhe biznesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, protestë kjo që po arrin në muajin e 3-të të saj.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar si çdo natë edhe deputetë nga opozita, ndër të cilët deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se Edi Rama po kërkon luftë civile.

“Të dashur qytetar ne jemi shumë të qartë, si për aferën korruptive, ashtu edhe për qëndresën e banorëve. Por, po ashtu edhe kryeministri është i qartë dhe duhej të kishte hequr dorë nga ky projekt, por ai nuk e bën. Ky projekt është pastimi i parave të drogës dhe gjithë rilindjes së tij. Ky person kërkon luftë civile, të përplasë qytetarët me njëri-tjetrin, apo me policinë. Por sot nuk ka nevojë për këto përplasje, por që qytetarët të përplasen me Edi Ramën, e ta largojnë atë një herë e mirë nga vendi”, – tha Balliu, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për tu bashkuar më 16 shkurt për të rrëzuar kryeministrin Rama.