AKTUALITET, 27 Janar 2019, 18:28

Humb jetën në burgun e Greqisë i riu shqiptar, shënohet viktima e tretë në pak ditë

Humb jetën në burgun e Greqisë i riu shqiptar, shënohet

Një i ri shqiptar është gjetur sot pa shenja jete në burgun e Korydallosit dhe sipas mediave vendase thuhet se shqiptari, mësohet se behët fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i vdekur të dielën në qelinë e burgut, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Ky është viktima i tretë që ka humbur jetën në një qeli të veçantë burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj.

Deri më tani dyshohet se ai ka gjetur vdekjen si pasojë e marrjes së drogës, por ende nuk është konfirmim nga burime zyrtare. Pritet ekspertiza mjeko–ligjore që do të zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit.