AKTUALITET, 8 Prill 2018, 20:53

Lacio largon Interin nga Champions me përmbysje

Lacio largon Interin nga Champions me përmbysje

Lacio ka mundur 2-1 Udinezen dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit italian. Bardhekaltrit kanë parakaluar Romën dhe Interin, me këta të fundit që kanë përfunduar në vendin e pestë të klasifikimit pas humbjes së pësuar në fushën e Torinos.

Ndeshja e luajtur në “Dacia Arena” është vendosur në 45 minutat e para. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me Lasagna-n, por miqtë kanë arritur të përmbysin gjithçka në harkun e dhjetë minutave.

Në minutën e 27-të ka ardhur goli i barazimit me Imobile, në të 37' ka qenë Luis Alberto që ka kompletuar përmbysjen, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e tetë radhazi në kampionat.