AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 23:45

Ironia therrëse e ish-deputetes: Elisa flet kur i ngulet piruni!

Ironia therrëse e ish-deputetes: Elisa flet kur i ngulet piruni!

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integri, Floida Kërpaçi, në një reagim të saj ndaj Ministres së Shtetit pranë Parlamentit, Elisa Spiropali, shkruan se, pasi deputetja socialiste i ka bërë reklamë përdhunimeve, tani është e frikësuar dhe flet përçart.

"Të humbur, të braktisur, të dëshpëruar, shpërfillini rilindasit që tani kanë vdekur!", shkruan Kërpaçi.

Statusi i plotë i Kërpaçit

Elisa, Një njeri qe flet kur i ngulet piruni!

Pasi i bëre reklam përdhunimeve, vodhe lekët e Shqiptarëve në doganë ,e kuptoj deklaratën tënde Elisa!

Tani je e frikësuar dhe flet përçart nga ajo që të pret nga kryeministri sepse nuk e shpërbleve dot!

Elisa mirë do bënte të zgjidhte arsyen para pirunit, se edhe akrobacira të bëjë Mamica, Skënderbeu nuk ka shpëtim.

Të humbur, të braktisur, të dëshpëruar, shpërfillini rilindasit që tani kanë vdekur!