TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas denoncimit në Fax News të disa prej grave të plagosura në protestën e djeshme se Rama u është drejtuar me gjuhë të dhunshme, ka reaguar dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
“Ç’punë ka ky i pagdhendur të hyjë në spital? Ky idiot nuk e di që në spital ka vetëm të sëmurë që marrin shërbim shëndetësor dhe jo luftë klasash. Ka vetëm një kod të përbotshëm sjelljeje në çdo spital të globit dhe që është respekti dhe etika me çdo të sëmurë të shtruar, që vuan e kurohet atje”, shkruan ai në llogarinë e tij në FB.
Kujtojmë se disa nga të dëmtuarat e protestës së djeshme folën sot për gazetarin e Fax News, Sokol Dema duke pohuar se kryeministri Rama u ka folur me përbuzje dhe gjuhë të ashpër.
Adelina Shehu, banore e zonës së Unazës së Re, e plagosur rëndë nga protesta e djeshme u shpreh se ka mbetur shumë e ofenduar nga kryeministri Edi Rama në spital.
Postimi i plotë i Vasilit:
Mos e lejoni kete kryeminister shkretetire morale e intelektuale, qe te hyje me ne spitale.
Ky kryeminister kokegdhë hyn ne spital dhe ndan te semuret ne dysh,ata qe u duhet folur dhe atyre qe nuk i duhet folur.
Ky refuzon tu flase grave qe ju kane thyer kembet,qe i kane rrahur e mavijosur,qe kane abortuar te arrestuara nga horrat e ketij.
Ç’pune ka ky i pagdhendur te hyje ne spital.
Ky idiot nuk e di qe qe ne spital ka vetem te semure qe marrin sherbim shendetesor dhe jo lufte klasash.
Perzereni kete psikopat qe ndyn spitalet me gojen e piset dhe sjelljen prej shpellari.
Ka vetem nje kod te perbotshem sjelljeje ne cdo spital te globit dhe qe eshte respekti dhe etika me cdo te semure te shtruar,qe vuan e kurohet atje.
Po ky kod i perbotshem s’ka asfare te beje me nje moster te shpartalluar psiqikisht si ky,qe te vetmen pjese te trurit, qe i punon ka ate te genjeshtres dhe te dhunes ndaj grave,pjesen tjeter e ka te thare e te atrofizuar si shkurre e degraduar.
Hajdut i 40 milion eurove,qe na e ben asfaltin e tij me te shtrenjte se floriri dhe dhunues i grave ketu fillon e mbaron kh kryeminister pertej kesaj eshte shkretetire intelektuale,morale dhe politike.