TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka folur për mardhënien e pronarëve të mediave me kryeministrin Rama në emisionin "Të Paekspozuarit". Sipas Bushatit, Rama i etiketon pronarët e mediave sipas interesit dhe leverdisë së tij.Bushati e nisi me një shembull nga etiketimi që Rama i ka bërë atij si kazan.
"Kur isha kritik i Berishës, Rama më lavdëronte te libri Kurban, sot që jam kritik i tij, më thotë kazan".
Bushati tha se Rama gjatë pushtetit të djeshëm të Berishës, e konsideronte TV Klanin një monstër dhe përdorte shpesh frazën "të fala Sandrit", ndërsa sot kullat që po shpërndan flasin për një tjetër mardhënie të tijën me pronarin e këtij televizioni.
Në një tjetër shembull, Bushati tha se "Top Channel", një televizion që njihet për afrimitetin me Ramën, ka disa ditë që po e sulmon kryeministrin dhe kjo ka sjellë reagimin e Ramës.
"Për të kuptuar çfarë qëndrimesh ka Rama për etiketimet, mjafton të kuptosh cfarë i leverdis. Topi ka katër ditë që sulmon Ramën. Ajo zonja që e ka marrë në pronësi, mendon që këta të tjerët po marrin paketën një miliardë dollarë, ndërsa mua më lanë ca kioska" u shpreh Bushati.
Sipas tij, Rama shpërndan kullat për pronarët dhe kur ata nuk kënaqen fillojnë sulmin.
"Kur një nga qentë nuk kënaqet me kockën, fillon dhe leh."
/TPZ.AL/