TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Grupet kriminale lokale po fuqizohen duke kërkuar burime e dialog me grupet kriminale përtej kufijve, në vecanti në Shqipëri", tha ai gjatë bashkëbisedimit me mediat, ku prezantoi statistikat e bilancin e aktivitetit të forcave të rendit përgjatë 2017 në tërë territorin e Foxhias.
2017 ka qenë një vit i vështirë në këtë zonë ku janë regjistruar një shtim i numrit të vrasjeve, një rritje e numrit të personave të arrestuar, si dhe një sasi më e madhe armësh, municionesh e lëndësh narkotike të sekuestruara, në krahasim më vitin 2016.
"Ka nisur një luftë e re mes grupeve kriminale mafioze që ka çuar në mënyrë të pashmangshme në shtimin e numrit të armëve" u shpreh kolonel Aquilio.
"Konfliktet mes grupeve kriminale janë lidhur me narkotrafikun. E dëshmojnë këtë fakt kontaktet e klaneve mafioze italiane me Shqipërinë e sekuestrimet e mëdha të drogës së trafikuar nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias, nga janari i 2017 e deri më sot."
"Është e qartë, tha ai, se në momentin kur grupet kriminale fokusohen tek trafiku i drogës, rritet konsumi i lënëve narkotike por rritet dhe numri i grabitjeve siç janë regjistruar gjatë këtij viti. Grabitje të kryera nga adoleshentë të gatshëm për gjithçka, vetëm për disa qindra euro që u duhen për të blerë drogën."
Një nga ngjarjet më të përgjakshme të regjistruar në territorin foxhian më 2017 është masakra San Marco in Lamis e 9 gushtit ku u vranë barbarisht bosi mafioz Mario Luciano Romito, kunati i tij Matteo De Palma si dhe dy fshatarë të pafajshëm Luigi e Aurelio Luciano.
Sipas policisë italiane kjo masakër e rëndë qe një luftë në territor mes dy klaneve mafioze Romito e Alto Tavoliere, për të kontrolluar trafikun e drogës të ardhur nga Shqipëria, raporton oranews.
Lidhjet e mafias foxhiane me grupet kriminale shqiptare i ka denoncuar publikisht dhe ish Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Franco Roberti.
Në deklaratat e tij është shprehur se "foxhianët janë lider të trafikut të drogës në Itali falë raportit të tyre të privilegjuar me shqiptarët, të cilët pas amerikano jugorëve janë brokerit e parë të drogave të lehta në botë. Kemi sekuestrua, është shprehur ai, tonelata e tonelata hashash e marijuanë nga Shqipëria e jo më kot kemi intesifikuar vizitat në Tiranë së bashku me prokurorë të antimafias puglieze."