AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 09:45

Temperaturat e ulëta, ja si do të jetë dita e sotme

Temperaturat e ulëta, ja si do të jetë dita e sotme

Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë përjashtuar ekstremin verior, ku do të ketë vranësira të përkohshme gjatë pjesës së parë të ditës.

Gjatë pasdites dhe orëve të natës, moti i kthjellët dhe i ftohtë mbetet dominant në të gjithë territorin por vranësira të shpeshta do të ketë në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi verilindor.