AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 11:42

Asfiksohet çifti në Vlorë, dyshohet nga rrjedhja e gazit/Emrat

Asfiksohet çifti në Vlorë, dyshohet nga rrjedhja e gazit/Emrat

Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Vlorë. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për rrjedhje gazi në apartamentin e tyre, me pasojë tragjike për çiftin Tata.

Mësohet se viktimat janë burrë e grua, 65 dhe 49-vjeç, banorë të lagjes “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Ata janë identifikuar si Rrok Tata dhe Prena Tata, burrë dhe grua. Nga hetimet e para dyshohet se ata kanë gjetur vdekjen që dje, por janë gjetur të pajetë vetëm sot.

Në vend kanë shkuar forca të policisë dhe ambulanca, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TPZ.AL