Desktop - General - 1
AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 11:08

Vrau kolegun me dy plumba pas qafe, zbardhet dëshmia e policit nga Dibra

Vrau kolegun me dy plumba pas qafe, zbardhet dëshmia e policit nga Dibra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku pas një sherri mes dy policëve në Dibër, njëri prej tyre ka qëlluar për vdekje kolegun e tij.

55-vjeçari Naim Musliu pasi është përleshur me kolegun e tij, me të cilin thuhet kanë qenë shokë të ngushtë, ai ka nxjerrë armën e shërbimet dhe ka qëlluar mbi 51-vjeçarin Ardian Roçin, duke e plagosur rëndë, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Dibrës.

Roçi ishte me detyrë specialist IT, dhe ditën e djeshme bashkë me autorin e ngjarjes, janë nisur drejt pikës kufitare të Bllatës, ku mësohet se viktima do të bënte disa riparime në disa antena të kësaj dogane.  Pasi kanë mbaruar punë, ai bashkë me kolegun kanë marrë rrugën në drejtim të Dibrës, ku kanë pasur një zënkë mes tyre, çka ka çuar edhe në përdorimin e armës.

Po ashtu, dyshohet se në momentit e konfliktit të dy policët mund të kenë qenë të dehur, megjithatë do të jenë hetimet e mëvonshme të cilat do të zbardhin të plotë ngjarjen e rëndë. Pasi ka nxjerrë armën, Musliu e ka qëlluar dy herë kolegun e tij, 51-vjeçarin, i cili ka marrë dy plumba pas qafe.

Duke parë se çfarë kishte bërë, 55-vjeçari është nisur direkt për në spital, ndërsa rrugës ka njoftuar edhe kolegët e tij të Policisë së Dibrës për ngjarjen e ndodhur. Viktima ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës, ku vetëm pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Autori i ngjarjes, i pyetur nga kolegët e tij, është shprehur se nuk ka dashur ta vrasë, por situata i doli nga kontrolli. “Nuk doja ta vrisja. Nxora armën pas një konflikti që nisi, por nuk doja ta vrisja. Nuk di si ndodhi…”, mësohet se të ketë deklaruar 55-vjeçari.

Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vrasjes.