TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas aksionit me energjinë elektrike, qeveria ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe me ujin. Do të jetë data 1 shkurt 2018 kur qeveria do të nisë aksionin për formalizmin e sektorit të ujit të pijshëm me vendosjen e sahateve dhe mbledhjen e faturave të papaguara. Aksioni do të shtrihet në dy faza. Fillimisht me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nëpërmjet një letre drejtuar bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellëskanalizimeve u kërkon marrjen e masave për nisjen e aksionit në terren. Ministri Gjiknuri shpjegon se fillimisht aksioni do të nisë sensibilizimin e qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe sahat të ujit të pijshëm.
“Në lidhje me fazën e parë të aksionit, ‘faza e mirëkuptimit’, që përfundon më datë 1 shkurt 2018 dhe që konsiston në sensibilizimin e qytetarëve për formalizmin e shërbimit dhe pajisjen me ujë-matës kërkohet angazhimi juaj për marrjen e masave për ofrimin e shërbimit në mënyrë sa më eficiente nga stafet e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve për përballimin e fluksit të pritshëm të kërkesave të qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe ujëmatës. Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimin e formalizmit të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujë-matës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjësisë të kundërvajtësve dhe shkelësve që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve”, – thuhen në letrën ministrit Gjiknuri.