AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 16:26

Shpërbëhet banda e drogës në Itali, në pranga tre shqiptarë

Shpërbëhet banda e drogës në Itali, në pranga tre

Policia italiane ka shpërbërë një organizatë kriminale të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë. Të ndaluarit rezultonin të shpallur në kërkim që prej datës 22 maj të këtij viti, si pjesëtarë të një organizate kriminale me bazë në Bergamo, që ushtronte veprimtarinë e trafikut të kokainës, të heroinës, të hashashit dhe të marijuanës.

Të arrestuarit janë të moshave 35, 33 dhe 28 vjeç. Dy prej tyre u ndaluan nga agjentët në aeroportin e “Orio al Serio”, sapo u ulën nga një fluturim prej Tiranës.

Grupi shqiptar ishte pajisur edhe me armë zjarri. Të tre shtetasit janë dërguar në paraburgim në qytetin e Bergamo-s.