AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 14:30

Maliqi: KQZ-ja politike e Kalorësit ti thërras mendjes, respektoni dekretin e Metës

Maliqi: KQZ-ja politike e Kalorësit ti thërras mendjes, respektoni


Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar pas incidentit në njërën prej KZAZ-ve të Tropojës, ku u përplas policia bashkiake, mbështetësit e opozitës me Policinë e Shtetit.

Maliqi shkruan në Facebook se KQZ-ja duhet të respektojë dekretin e Metës, pasi është i detyrueshëm.

Më tej thotë se rasti i prishjes se KZAZ në Tropojë nga populli tregon përshkallëzimin në çdo KZAZ në gjithë vendin.

Postimi i plotë:

Reagim: KQZ-ja politike e Kalorësit ti therras mëndjes ,arsyes ,dekreti i Presidentit është i detyrueshem për zbatim,mos të merrem me divorcet e martesat se sështe detyra e tyre dhe as me thirrje antiligjore ndaj protestuesve qe duan demokraci e zgjedhje te lira.

Rasti i prishjes se KZAZ në Tropojë nga populli tregon përshkallzimin ne cdo KZAZ ne gjithë vendin,situata po shkon drejt degradimit dhe përplasjes civile së pashmangshme .Thirrje Komisioniereve në të gjitha KZAZ-te e vendit !!

Jepni dorëheqje ,shmangni konfliktet mes jush,ju e dini se zgjedhjet me nje palë smund të bëhen,pasi populli slejon instalim te diktatures,mos u bindni nga kalorësi dështak.Shikoni jeten dhe te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj.

Kaloresi e ka pare veten e familjen dhe e ka siguruar ne bunkerin e fortifikuar ne Surrel,kalorësi i ka sëndukët me florinj,euro,dollar,paund,ka per vete dhe i mbetet plot tagji me lekë dhe per kalin. Te dashur miqte e mi komisioniere beni aktin e dorëheqjes ,eshte akti me patriotik me demoktratik,distancohuni nga marrëzia ,arroganca e nje te semuri qe sheh ëndrra me mbret,sulltan e perandor.

Lereni vetem me kalin,gomarin,tao taon ,ciu ciun dhe mamicen.Jemi shqiptare jemi vëllezer larg cdo pikpamje politike ,etnie dhe perkatësie fetare. Kalorësi e di se është zoti.

Lereni te shoh ëndrra,bashkohuni me socialistet e ndershem.Zgjidhni kalorësin qe ju sherben ju dhe jo oligarkeve,rilindjes dhe bandave .