TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së bërë sot nga KQZ, e cila e konsideroi inekzistent dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” thuhet në deklaratë.
Ka patur disa përplasje në KZAZ-të e vendit në lidhje me zbatimin e dekretit të Presidentit. Disa bashki kanë dorëzuar urdhrin për lirimin e ambjenteve, me qëllim respektimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.