AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 13:57

Shehaj nxjerr dokumentin: ANK kërkoi për Milot-Balldren 140 mln euro më pak

Shehaj nxjerr dokumentin: ANK kërkoi për Milot-Balldren 140 mln euro


Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shkruan në “Facebook” se Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.

Shehaj thotë se oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017 ka qenë 76 milionë euro.

Ai shton se kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama – Gjiknuri prej gati 140 milionë euro, ndërsa vlerëson se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Postimi:

76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.

Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Shikoni dokumentin e para 2 viteve!