AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 13:41

Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit, ja arsyeja

Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit, ja arsyeja


Shtyhet për të disatën herë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurve të tjerë.

Mos plotësimi i trupës gjykuese u bë shkak për një tjetër seancë të dështuar të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Trupa ka mbetur me dy anëtarë pasi në 15.6.2019 është pranuar kërkesa e Shullazit për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Saida Dollani.

Apeli ka vënë në dijeni KLGJ-në dhe i ka kërkuar delegimin e një gjyqtari, por deri sot nuk ka asnjë përgjigje.

Nga ana tjetër, i pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi të dorëhiqet nga çështja, pasi sipas tij është në konflikt interesi. Seanca u shty për në 25 qershor.