AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 13:29

Grabitja e Rinasit, lihet në burg Hasan Kanaci

Grabitja e Rinasit, lihet në burg Hasan Kanaci


Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanacin, i arrestuar i shtatë për grabitjen në Rinas në 9 prill. Para trupit gjykues, 48 -vjeçari ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka pranuar të flasë.

Kanaci, i cili dyshohet se ndihmoi nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove, u arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda tre ditë më parë.

Gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar. Flitet se sasia e parave të sekuestruara është 100 mije euro.

Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përunohen mallrat në aeroport.

Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ku nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar një avokat.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim" " Grupi i strukturuar kriminal" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë"