TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyre ka dhënë një reagim pozitiv për Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se Shqipëria ka marrë një përgjigje pozitive për hapjen e bisedimeve.
Më tej ministri thekson se vend ynë tashmë pret nderimet e Europës për të vazhduar fazën tjetër të integrimit në BE.
“Shqipëria e mori! Një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve është thelbësore për të ardhmen europiane.
Pranimi për bisedime janë thelbësore për të thelluar reformat në vend dhe aktivitetin e Bashkimit Europian në rajon. Shqipëria pret nderimet e Europës për të vijuar në fazën e ardhshme,”- shkruan Cakaj në statusin e tij.
Bashkimi Europian jep sot përgjigjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së. Liderët e vendeve BE-së të do të vendosin nëse dy vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u hapen negociatat.
Problematike lidhur me vendimin për hapjen e negociatave deri më tani janë Franca, Gjermani, Belgjika dhe së fundmi Holanda.