TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, për temën e propagandës, deklaroi se kryeministri aktual, Edi Rama, ishte ai që ka shpikur kasetat në Bashkinë e Tiranës.
Shkullaku: Edi Rama shpiku kasetat, i pari që kur ishte në Bashki. Ne si media jemi thjesht një kabëll, që kalon gjithcka që vjen gati dhe ne e kalojmë në TV. Tani gjithçka vjen e gatshme, si nga vendi ashtu edhe nga bota, ky është problem i joni. Tani s’kanë nevojë televizionet për gazetar. Edi Rama ishte i pari që shpiku që në bashki që sillte kronikat e para me kaseta, dhe sot e bëjnë të gjithë edhe opozita. Politika i bën presion botuesëve të mediave, por gazetarët apo neësroom nuk i bënë dot presion pronarit.
Shkullaku nuk i kurseu as kritikat e forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Shkullaku: Keni parë në botë që kryetari I bashkisë, në botë të dali tre herë në ditë në tv, herën e parë mbjell tre pemë, herën e dytë mbjell dy pemë, herën e tretë shpërndan supë. Gjithsesi Edi Rama është rekord.
/TPZ.AL/