TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se një javë pas zgjedhjeve të përgjitshme të Italisë duket se ka shenja bashkëpunimi mes qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yjet në Itali, që mund t’i hapin rrugë bashkëqeverisjes me kryesuesve të zgjedhjeve të 4 Marsit.
Kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio përshkroi me nota optimiste telefonatën me kreun e Lega Nord, Mateo Salvini njëherësh edhe kandidat i qendrës së djathtë për Kryeministër. Në një postim në Facebook, Di Maio thotë se partia e tij synon postin e kreut të dhomës së deputetëve.
Gjatë një konference për shtyp, Salvini tha se është i hapur për çfarëdo aleance pas-zgjedhore, duke përjashtuar këtu demokratët e qendrës së majtë. Këtu ndahen vizionet mes tij dhe Berluskonit, partnerit të koalicionit të qendrës së djathtë. Ish-Kryeministri italian ka kërkuar që Partia Demokratike të mos përjashtohet nga alternativat për koalicione pas-zgjedhore me qendrën e djathtë. Ndërsa kërkon që nga bisedimet të përjashtohet Lëvizja 5 Yjet.