AKTUALITET, 15 Mars 2018, 15:48

Nazer Seiti, ‘financieri’ i Habilajve Seiti dëshmon në Itali: Të përfshirë zyrtarë të drejtësisë shqiptare

Nazer Seiti, ‘financieri’ i Habilajve Seiti dëshmon në

Disa javë pas ekstradimit të tij në Itali, Nezar Seiti, i cilësuar si “financieri” i grupit të “Habilajve” ka dëshmuar në Prokurorinë e Katanias.

Ai ka dhënë dëshminë e tij pra autoriteteve italiane dhe pritet që kjo dëshmi t;i vihet në dispozicion edhe drejtësisë shqiptare.

Sipas ABC News, Seiti ka dhënë shpjegime të hollësishme para prokurorëve italianë, në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij si “financier” i grupit kriminal të  trafikut të drogës.

Kjo dëshmi pritet të vihet në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në dëshminë e tij Seiti ka përmendur edhe anëtarë të sistemit të drejtësisë shqiptare, por nuk bëhet e qartë se në ç’rrethana.