TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për gjendjen e medias në shqipëri dhe përqëndrimin e televizioneve në duart e tre familjeve. Sipas Bushatit, këto tre familje i përdorin televizionet jo në interes të publikut por për të nxjerrë vetëm fitimet e tyre.
"Doli raporti që tre familje kanë 80 përqind të audiencës. Frangaj, Hoxha, Dulaku. Cfarë shihni në televizion janë frytet e tre familjeve. Që televizionet të funksionojnë si kioska të tre familjeve, këtu fillon skandali. Çdo gaz që lëshojnë pushtetarët del në televizionet e tyre. I shërbejnë pushtetit për interesave të tyre. Pronarët e mëdhenj të mediave, janë më shumë se sa fajtorë.
Si shpjegohet që nga mëngjesi që hap sytë, derisa mbyll dritat, po hape një televizion do dalë Erion Veliaj? Sepse ai jep leje ndërtimi, leje për kioska apo ka një gjë në dorë. Jo sepse i intereson publikut, por sepse i intereson këtyre tre familjeve, që kanë marrë televizionet si kioska për të nxjerrë përfitimet e tyre."
/TPZ.AL/