AKTUALITET, 15 Mars 2018, 17:03

“Të fortit e Vangjush Dakos kanë kërcënuar Damian Gjiknurin”

“Të fortit e Vangjush Dakos kanë kërcënuar Damian

Sali Berisha publikon një mesazh të ardhur në adresë të tij, ku denoncohet një firmë ngarkim shkarkimi në portin e Durrësit, e cila është në pronësi të një grupi kriminal.

Sipas denoncuesit, ky grup kriminal mbështet Vangjush Dakon. Edhe pse kjo kompani ka 1 milion dollarë borxhe, ajo ushtron presione në zyrat e portit të Durrësit. Sipas denoncuesit, këta persona i kanë bërë presion edhe ministrit Damian Gjiknuri, por ky i fundit hesh me urdhër të Edi Ramës.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Firma e Rames dhe Gjushit dhe nuk njeh ligj! Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

“I nderuar z.Berisha.

Jam nje punonjes i portit Durres.

Prej kohesh nje nga kompanite e ngarkim shkarkimit “LIBURNET” ka borxh prej vitesh me vlere 120.000.000 te reja ose 1 milion USD … A.P.D.

Kjo kompani eshte ne pronesi te grupit kriminal qe mbeshtet Dakon , Bejko, Edmond Koci e Plarent Dervishi.

Jemi ne terror e presion qe na behet nga te fortet qe jane cdo dite prane zyrave tona dhe drejtori i ri Afrim Baka. Kerkojne qe kjo firme te kete hapesiradhe tolerie pa fund, kerkojne deri ne eleminimin e konkurenteve te tjere.

I kane bere presion dhe ministrit Gjiknuri.por Gjiknuri me urdher te kryeministrit hesht…

Keshilli drejtues eshte gjithashtu nen presion nga lart…

Vetem tek ju kemi besim….kemi frike. faleminderit.

Ju lutem nderhyni.”