TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është ndaluar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, e cila ka finalizuar operacionin “Shëtitësit”
Sipas uniformave blu, të rinjtë janë autor të 11 grabitjeve të ndryshme në kryeqytet.
Njoftim i plotë
Finalizohet operacioni i koduar “Shëtitësit”.
Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.
Ndalohet 1 shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 6, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kryesisht në zonën e Unazës së Re.
U ndalua shtetasi:
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga shtetasi Eriol Pane, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.
Gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.