AKTUALITET, 15 Mars 2018, 13:31

Vasili: Kush e pengon prokurorinë për vetingun e koncesioneve

Vasili: Kush e pengon prokurorinë për vetingun e koncesioneve

Kreu i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili ka ngritur si shqetësim mungesën e një vettingu edhe në dhënien e koncesioneve.

Në një status në profilin e tij në facebok, Vasili shkruan se prokuroria duhet që të fokusohet edhe në këtë sektor, si mjaft problematik për ekonominë.

Reagimi

Kush e frenon prokurorinë për vetingun e koncesioneve ??

Koncesionet jane afera me e erret, qe ka zene per fyti ekonomine shqiptare.

Vetingu i koncesioneve eshte detyrim ligjor i pashmangshem, por edhe nje obligim moral per qindra mijra shqiptare, qe rrojne ne nje varferi te dhimbshme.

Prokuroria hesht nderkohe qe per mungesen e transparences dhe demin kolosal te tyre ne ekonomine tone ka treguar shume qarte FMN dhe gjithe bota.

Vetingu i koncesioneve eshte i pashmangshem, kush hesht rendon shume veten, institucionin dhe nxin fytyren perpara shqiptareve.

Veting koncesioneve,mjaft u fsheh prokuroria shqiptare. Veting koncesioneve ne emer te mijra familjeve qe jetojne me ndihme ekonomike. Veting koncesioneve ne emer te mijra familjeve qe nga varferia ikin ne menyre tragjike nga Shqiperia.