TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane njofton se ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një organizatë trafikantësh droge. 11 anëtarë të bandës janë arrestuar, 7 prej tyre në arrest me burg mes të cilëve dhe dy shqiptarët Elio Cela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç, ndërsa 4 të tjerë në arrest shtëpiak.
Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni i koduar "Sta senz' pensier" ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke.
Gjatë operacionit janë sekeustruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cash, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 plumba të kalibrave të ndryshme.