AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 17:10

Shkrumbohet makina në mes të qytetit, pronari largohet nga vendngjarja (VIDEO)

Shkrumbohet makina në mes të qytetit, pronari largohet nga vendngjarja

Një automjet tip “Smart” me targë AA 466 EG, ka marrë flakë në mes të rrugës në Fier në lagjen “8 shkurti”.

Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, mësohet se nuk ka të lënduar nga flakët, ndërsa makina është shkrumbuar tërësisht.

Automjeti mësohet se është në pronësi të Luli Pandeli Reka nga Zhupani i Fierit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e flaskëve në automjet, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.