TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori i Arsenalit, Aron Ramsej, do të jetë lojtar i Juventusit në qershor. 27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të transferohet me parametra zero në Torino.
Të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe mesfushorit, i është ofruar një kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon. Më parë, Juventusi ka transferuar me të njëjtën mënyrë edhe mesfushorin e Liverpulit, Emre Çan dhe tashmë, “Zonja e Vjetër” duket e kompletuar në repartin e mesfushës.
Ramsej është një nga lojtarët më të spikatur në Angli, por edhe te “Topçinjtë”, dhe jo më kot Juventusi ka menduar që ta afrojë në gjirin e vet duke qenë se ka eksperiencë edhe në Kupat e Evropës.