AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 13:49

Meta dedikim special për legjendën e Tiranës/ FOTO

Presidenti i Republikës ka surprizuar legjendën e Tiranës Fatmir Frashëri. Ai i ka bërë një vizitë në shtëpi ish-lojtarit dhe ish-trajnerit të shquar të bardhebluve!

Ja dedikimi i presidentit për të: “I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit!

Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë.”