AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 15:28

Maldivet, destinacioni i Rita Orës për këtë vit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, këtë vit të ri po e pret ndryshe nga të gjithë ne.  Ajo ka postuar në Instastory momente që tregojnë se ndodhet në ishujt e mrekullueshëm të oqeanit Indian, Maldives.

Mesa duket Rita Ora preferon të dalë jashtë kornizave të zakonshme për fundvit, duke zgjedhur destinacionet ekzotike.

Këngëtarja ndodhet nën shoqërinë e aktorëve Sam Faiers dhe Jamie Winstone. “Amilla, më prit ” – ka shkruar këngëtarja në story-n e saj të Instagramit.

Më poshtë ndiqni fotot e pushimeve luksoze të Rita Orës: