AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 13:56

Makina përplas 63 vjeçarin, gjen vdekjen rrugës për në spital

Makina përplas 63 vjeçarin, gjen vdekjen rrugës për

Një 63-vjeçar ka humbur jetën rrugës për në spital pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kuman, Roskovec.

“Shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç”- njofton policia.

Informacion paraprak

Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.