TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mesazh urimi i ka shkuar të gjithë punonjësve të policisë për Vitin e Ri nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ai i bën thirrje punonjësve të policisë të bëjnë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit.
“Kaluam një vit pune, përkushtim, lodhje, arritje por edhe dështime. Viti i Ri pas pak orësh mbërrin dhe do nisë rrugëtim dhe për secilin prej nesh ka një mesazh shumë të fortë:
Me ndershmëri e profesionalizëm, bashkarisht si familja më e madhe që jemi të bëjmë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019. Mbarësi, shëndet, fat, suksese e lumturi në familjet tuaja. Gëzuar! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu ,” shkruan Veliu.