TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Arsenali dhe të bëjë karrierë te ndonjë skuadër tjetër.
Këtë e ka pranuar vetë mesfushori shqiptar në një deklarim të bërë së fundmi.
26-vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i jap fund karrierës së tij në veri të Londrës. Xhaka u nxor nga loja e së dielës në minutën e 61-të nga trajneri Unai Emery, për t’i lënë vend Bukayo Sakas, pak pas golit të barazimit të vizitorëve.
Xhaka u përcoll jashtë fushës me fishkëllima të shumta të tifozëve të vetë. Kjo bëri që ai ta humbë kontrollin dhe ta heqë shiritin e kapitenit dhunshëm, para se ta lëshonin nervat plotësisht.
Mesfushori Xhaka reagoi ndaj tifozëve duke i sharë: “Ik pi***uni” dhe duke e hedhur fanellën në tokë rrugës drejt tunelit për në dhomën e zhveshjes.
Sjellja e tij, si kapiten i sapoemëruar, ka ngjallur reagime të mëdha në Angli. Shumë ish-yje të Arsenalit dhe tifozë të klubit londinez kanë mbetur të habitur me Xhakën, të cilin e kritikuan ashpër për reagimin tërbues.
“Nuk më pëlqen kur tifozët u fishkëllejnë tifozëve të vet, por ti po u dorëzohesh kur reagon në atë mënyrë. E kuptoj se ishte i zemëruar sepse nuk ishte i kënaqur as vetë me paraqitjen e tij. Ai s’ka qenë duke luajtur mirë”, tha ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe tifozi i Arsenalit, Darren Bent në një intervistë të dhënë për Talk Sport.