TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë ngritur ditën e sotme në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin Botanik”.
“Shqipëri Europiane pa Kopsht Botanik”, është një nga pankartat e studentëve.
Disa javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshtit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi erdhi një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm.
Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshtit Zoologjik.
Por disa prej pedagogëve akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se aty do të ndërtohen kulla.