AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 12:17

FOTO/ Durrës, kapet peshkaqeni 450 kilogramë


Një peshkaqen është kapur në detin Adriatik.

Peshkaqeni ra në grepat e peshkatarëve të peshkarexhës ‘Çelepia’, e cila po lundronte në afërsi të Durrësit. Peshkaqeni i bardhë ishte i gjatë rreth 4.5 metra, ndërsa peshonte rreth 450 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një peshkaqen bie në grepat e peshkatarëve në ujërat shqiptare. Kujtojmë që pak ditë më parë, në Durrës u kap një peshkaqen i llojit "Tigër".

Rreth një javë më parë, peshkarexha “Meduza Durrës” kapi në Durrës një peshkaqeni të rrezikshëm të llojit Tigër me peshë rreth 500 kg.

Ai ra në rrjetat e peshkatarëve së bashku me 15 peshkaqenë të vegjël.