TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me analistin e çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer.
Në një postim të bërë në Facebook, Basha shpreh kënaqësinë për takimin me Serwer ndërsa thekson se Shqipëria ka vetëm një alternative, dhe ajo është rruga evropiane.
Postimi i plotë:
Daniel Serwer është një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës.
Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët.
Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE.