TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e udhëhequra nga kurdët, aleatë me SHBA-në siguruan informacione të shumta, përfshirë këtu një informacion kyç për çështjen.
Bëhet fjalë për një palë të mbathura të liderit al-Bagdadi, prej të cilave janë marrë analizat e ADN-së, gjë kjo shumë e rëndësishme për operacionin ku u vra Abu Bakr al-Bagdadi.
Në një intervistë për NBC News, gjenerali Mazloum Abdi nga Forcat Demokratike Siriane tha se shërbimi i tij i inteligjencës kishte një burim të rëndësishëm në rrethin e brendshëm të al-Bagdadi, i cili ka siguruar një planimetri të çdo dhome të kompleksit të liderit al-Bagdadi, përfshirë këtu numrin e rojeve, planin e dyshemesë dhe tunelet.
Operatorët e inteligjencës kurde që menaxhuan burimin ua kaluan atë informacion forcave amerikane, duke i dhënë SHBA-së një pamje të saktë të shtëpisë ku jetonte al-Bagdadi, para se ta godiste atë.
Mazloum Abdi tha se burimi i informacionit nuk është identifikuar.
Gjatë sulmit ai ishte në shtëpinë e al-Bagdadi, por u largua me forcat sulmuese të SHBA-së.
Burimi, të cilin Abdi e përshkroi si një nga këshilltarët e sigurisë së al-Bagdadit, i dëshmoi inteligjencës amerikane se ai kishte qasje të drejtpërdrejtë tek al-Bagdadi.
Ai i dha inteligjencës amerikane disa rroba të përdorura nga lideri i ISIS dhe më vonë një mostër gjaku të tij.
“Pati bashkëpunim të përbashkët në terren dhe një monitorim të saktë. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë mision të madh”, tha Abdi në një postim në Twitter.
Inteligjenca amerikan testoi ato mostra të gjakut të marrë rreth një muaj më parë dhe i krahasoi me mostrat e marra nga të brendshmet e liderit të ISIS të marra rreth tre muaj më parë dhe mes tyre pati përputhje pozitive, tha një zyrtar kurd.
Gjatë konferencës për shtyp, Donald Trump falenderoi kurdët sirianë për rolin e tyre në operacionin amerikan.
Shumë kurdë nuk e njohën sa duhej rolin e tyre në sulm. Në luftën 5-vjeçare kundër ISIS kanë humbur jetën rreth 11.000 burra dhe gra.
Lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor gjatë një aksioni ushtarak.
Lideri i Shtetit Islamik vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump.