Një polic amerikan në St Louis, ka fituar një kompensim prej 20 milionë dollarësh nga departamenti ku shërbente, për shkak se është diskrimuar si pasojë e orientimit të tij seksual.
Polici i quajtur Keith Wildhaber, e nisi procesin gjyqësor në vitin 2017. Atij i ishte komunikuar në punë, se e vetmja mënyrë për t'u rritur në detyrë, pra për të marrë një promovim, do të ishte ndryshimi i sjelljes për tu dukur "më pak gay".
"
Nëse do të vishesh me këmishë të bardhë [të ngihesh në detyrë], duhet të dukesh më pak gay", i është thënë Wildhaberm, nga një anëtar i Bordit të Policisë në Saint Loius.
Zëdhënësi i jurisë në këtë çështje, tha se ata kishin dashur të jepnin një mesazh të qartë, se diskriminimi vjen me një çmim të kripur.
"
Ne dëshironim të jepnim një mesazh. Nëse diskriminon do të paguash një çmim të lartë. Nuk mund të mbrosh të pambrojtshmen".
/TPZ.al/