AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 21:03

Gazetari pyet Braçen për Taiwan-in: Kur e more vesh që s’ishte mbyllur kazinoja, në drekë apo në darkë?

Gazetari pyet Braçen për Taiwan-in: Kur e more vesh që



Gazetari Klodian Tomorri ka pyetur sot zëvendës kryeminsitrin Erion Braçe, pas mbylljes së kopmleksit Taiwan. Në një reagim në Facebook, teksa thekson se sot nuk është mbyllur kazinoja dhe Erion Braçe ka gënjyer, Tomorri tregon dhe pse nuk ka ndodhur kjo gjë.

Gazetari pyet Braçen, se pse ky i fundit gënjeu kur tha se u mbyll dhe kazinoja dhe bën pyetjen “1 milionë dollarëshe: “Kur e mori vesh qeveria që kazinoja kishte Nipt tjetër dhe nuk mund të bllokohej? Në drekë apo tani në darke?”

REAGIMI I PLOTË

Nje pergjigje per kazinone. Zvkryeministri kishte nje postim ku listonte argumentat e mbylljes se Tajvanit nga administrata fiskale. Ne fund te statusit kishte bere nje sqarim edhe per kazinone, si pergjigje ndaj dikujt te cilin e quante “i zgjuari qe sa here ben propagande, i heq vetes nga nje tulle”. Gjasat jane qe i zgjuari qe ben propagande te jem une.

Zoti Brace thote se nuk mund te mbyllet kazinoja si licence per shkak se eshte miratuar me ligj te vecante dhe mbyllja e njeanshme do ishte cenim i sigurise juridike, qe do ta demtonte shtetit ne arbitrazh. Ky ishte sqarimi per heqjen e licences, totalisht i panevojshem sepse askush nuk ka folur per heqje licence para kohe.

Ndersa per sa i perket bllokimit si aktivitet per 30 dite ashtu sikurse parashikon ligji i procedurave tatimore kur nje subjekt kapet ne shkelje te perseritur per mosleshim kuponi, zoti Brace sqaron se ne shkelje eshte kapur Tajvani, jo kazinoja, e cila ka nipt tjeter. Dhe per kete shtron edhe pyetjen ironike pyet cdomethene kur ka nipt tjeter.

Modestisht une e di cdomethene kur ka Nipt tjeter. E dija edhe qe kazinoja nuk mund te bllokohej 30 dite sepse regjimi fiskal i kumarit nuk ka lidhje me kuponat, por funksionon ne tjeter menyre. Por ajo qe me shtyu te beja ate postimin me propagande ishte statusi i mengjesit i zotit Brace, ku shkruante kemi mbyllur kazinone?

Tani pyetja 1 milione dollare eshte kjo: Kur e mori vesh qeveria qe kazinoja kishte Nipt tjeter dhe nuk mund te bllokohej. Ne dreke apo tani ne darke? Sepse ne mengjes zv kryeministri shkruante kemi mbyllur kazinone, sic tregon fotoja bashkangjitur.