TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se do të nisë proceduarat për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama erdhi menjëherë pasi Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me një shënim në “Facebook”, Paloka shprehet se kryeministri po vijon të gërmojë në gropën ku është futur vetë, ndërsa ironizoi fjalët e Ramës kur shprehet se është “tre hapa para” në krahasim me kundërshtarët politikë.
Postimi i Palokës:
Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh ! Po kur thote :”Jam tre hapa para…”Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President !
Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete !
Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!!
Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort.