TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur i vetën në kryesinë e Partisë Socialiste.
Teksa kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes së mediave, pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild, i veshur me kostum serioz dhe me kravatë, Dako shihet teksa hyn i vetëm në kryesi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste pak kohë pas anulimit zyrtar të zgjedhjeve të 30-qershorit, nga ana e presidentit.
Pas përfundimit të mbledhjes në kryesi, Elisa Spiropali deklaroi se është marrë vendimi për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.