AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 10:41

DETAJE/ 30 plumba ndaj makinës, kush është i riu që i shpëtoi atentatit në Tepelenë


Me 30 plumba është qëlluar makina tip “Benz” e Saimir Gjokës në Tepelenë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se në këtë ngjarje Gjoka është lënduar në njërin krah dhe ndodhet në spital ku po merr mjekim.

Gjoka ishte duke u kthyer për në banesë në fshatin Turan teksa mbi makinën e tij pati një breshëri plumbash nga persona të paidentifikuara.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë.