AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 10:28

Rama: Të enjten rezolutë për shkarkimin e Metës

Rama: Të enjten rezolutë për shkarkimin e Metës


Për Edi Ramën vendimi i presidentit ishte i pritshëm.

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PS-së, kryeministri është shprehur se seanca plenare e ditës së enjte do të finalizohet me rezolute për shkarkimin e presidenti.

“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi republike parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar.

Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolute për shkarkimin e presidentit.

Duhet të fokusohemi në 30 qershor. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet në KQZ e më pas do kalojë në kolegj. Fokusi jonë 30 qershori.” –mësohet të jetë shprehur Rama.