TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sapo Presidenti i Republikës, Ilir Meta përfundoi leximin e arsyeve të tij për anulimin e datës 30 qershor, socialistët kanë mbledhur Kryesinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
Burime nga mbledhja e PS bëjnë me dije se anulimi i 30 qershorit nuk do të pranohet nga maxhoranca e cila është e vendosur për të vijuar garën.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Elisa Spiropali ishte e radhës që sulmoi Presidentin Ilir Meta. Spiropali tha se Meta ka bërë një akt brutal nga kushtetutës, duke shpikur një mekanizëm që nuk ekziston, zhdekretimin.
Ajo tha se PS të enjten në Kuvend do të hapet një debat për të shtjelluar të gjitha detajet e këtij vendimi të Metës, që e kanë cilësuar si jo të mbështetur në ligj dhe kushtetutë. Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se Rama do të zhvillojë një takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri.
Kujtojmë se sot Ilir Meta në një deklaratë të gjatë dhe me tone të forta ka bërë me dije se 30 qershori nuk ekziston më. Ai tha se pa firmën e tij nuk mund të ketë zgjedhje, por nuk ka treguar datën e re kur shqiptarët mund të shkojnë në votime.