AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 10:24

FOTOLAJM/ PS vendosi shkarkimin e Ilir Metës, ja si reagoi Rama kur doli nga selia


Partia Socialiste vendosi sot të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak se ky i fundit vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve.

Këtë vendim e ka marrë sot Kryesia e Partisë Socialiste, ndërkohë që është bërë publik nga zëdhënësja e qeverise, Elisa Spiropali.

Ndërkohe që kryeministri Rama ka dal i buzëqeshur nga selia rozë, në shoqëri të Erion Veliajt.

Socialistët kanë paralajmëruar të enjten do të zhvillojnë debat në Parlament, ndërkohë që kanë thënë se Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit.