TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur për zhvillimin e një debati në Kuvend ditën e enjte, për shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.
Ministrja e Shtetit dhe zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali, tha se do të nisë dhe procedura e shkarkimit të Metës si president i Republikës.
“Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë.
Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk eksiton në asnjë vend të botës, që quhet ç’dekretim.
Në fund do t’i takojë Kolegjit zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike
Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë post.
Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten.
Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.
A i keni 94 vota?
Spiropali: Do ti takojë gjykatës Kushtetuese, por kjo nuk na heq ne të drejtën e fillimit të procedurave për shkarkimin e Ilir Metës.