AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 20:03

Shifrat krahasuar me zgjedhjet 2017/ 200 mijë socialistë braktisën Edi Ramën sot

Shifrat krahasuar me zgjedhjet 2017/ 200 mijë socialistë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve doli një orë më parë dhe deklaroi se 671 mijë votues kanë marrë pjesë në votimet e sotme.

Sigurisht që kjo është shifër e tmerrshme për Partinë Socialiste nëse do ti referoheshim zgjedhjeve të përgjithme të vitit 2017.

Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më parë, ku Partia Socialiste mori 764 mijë vota, sot rezulton që Edi Rama ka marrë 200 mijë vota më pak, por të besojmë të dhënat e KQZ-së si edhe numrin e shumtë të votave të pavlefshme, por edhe atyre që kanë votuar kundër PS-së në Bashkitë ku ka pasur një kandidat përballë.

Ndërkohë që në rang vendi krahasuar po me vitin 2017, 1 milion njerëz zgjodhën të mos shkojnë në votime, nga 1 614 000 që morën pjesë në zgjedhjet e dy viteve më parë.