AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 19:10

Klement Zguri: Njerëz me pushtet kanë bërë thirrje për shtyrjen e orarit të votimit, absolutisht e paligjshme

Klement Zguri: Njerëz me pushtet kanë bërë thirrje për

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, në një dalje për mediat, ka deklaruar se persona me pushtet kanë bërë thirrje për shtyrjen e orarit të votimit. Zguri tha se thirrje të tilla janë bërë në qytetin e Sarandës. Ai shtoi se kjo është një thirrje e paligjshme dhe vijimi i votimi pas orës 19:00, është absolutisht i paligjshëm. / TPZ.al/