AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 19:46

VIDEO/ Në qendrën e votimit shkon edhe një “votues” shumë i rrallë. Shihni kush është ai

Ndryshe nga shumë votime të tjera në vendin tonë dy dekadat e fundit, votimet e kësaj të diele janë “shquar” edhe për notat e humorit dhe ironisë që qytetarët kanë përcjellë. Mos pjesëmarrja e partive të opozitës ka bërë që votimet të jenë pa tensionin e garës dhe me pjesëmarrje të ulët. Por, dikush ka vendosur ta çojë ironinë edhe më tej, duke shkuar në qendrën e votimit me gomarin e tij. Banori i ka vendosur kafshës një copë me mbishkrimin “Edi Rama gati për votim”, ndërsa shkruhet edhe numri 30, që është numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit për partitë politike. Videoja është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gomari shkon ne qendren e votimit on Vidnews.