TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka nga selia e LSI-së ka denoncuar raportimet e manipuluara nga KQZ të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje.
Sipas LSI-së, deri në orën 16.00, shifra e pjesëmarrësve në votimeve nuk i kalon 10 përqind, ndryshe nga sa thotë KQZ.
“Sipas monitorimit të kryer nga LSI, të pandërprerë që prej 6 të mëngjesit, pjesëmarrja e votuesve në 61 bashkitë e vendit nuke kalon shifrën 10 për qind, ndryshe nga çfarë deklraron Komisioni Socialist Qëndror i Zgjedhjeve. I bëjmë thirrje Komisionit Socialist Qendror të Zgjedhjeve të mos vazhdojë në rrugën e mashtrimit të qëllimshëm të opinionit publik, duke servirur shifra të pavërteta dhe të manipuluara.
Raportimi me shifra të pakonfirmuara me telefon nga organizatar socialiste në rrethe është një përgjegjësi e rëndë, sepse detyrimi i vetëm i KQZ-së është të informojë më shifra zyrtare dhe të konfirmuara.
Gjatë procesit socialist të votrimit janë konstatuar shkelje të rënda që e bëjnë atë një votim fals, janë konsttar grupet shkelësish, përgjimi me kamera i dhomave të fshehta, votimi nga dy-tre herë i të njëjtit person, dhe banditë që kërcënojnë votuesit.
Këto janë zgjedhje të Partisë Spcialiste me moton “Partia voton, partia numëron, partia vulos’.